
Vrasja dhe groposja në kasollen e bagëtive e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij është një ngjarje e rëndë që tronditi Durrësin dhe gjithë vendin.
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha se Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës është e përfshirë drejtpërdrejtë në vrasjen e tij.
“Nëna për mua është në lojë, nëna është në liri të kontrolluar. Ata kanë vepruar si një organizatë kriminale, edhe pse jo si profesionistë. Të vish aty si triumfalist se ke vrarë një baba, i bie ose ke pasur një baba që s’e meriton emrin baba… E di çfarë do të thotë marrja përsipër e një vrasjeje, ose nuk je mirë nga trutë e kokës, kam parë vrasës profesionistë që janë shpërfytyruar kur kanë marrë masën e dënimit”, u shpreh eksperti në GoodMorning Albanians.
Lini një Përgjigje