TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2023, 10:45

Doza heroine me vete dhe armë në makinë, 2 të arrestuar në Fier e Durrës; në kërkim bashkëpunëtorët e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Doza heroine me vete dhe armë në makinë, 2 të arrestuar

Dy persona janë arrestuar sot në Durrës dhe në Fier, pasi janë kapur me armë dhe doza heroine.

Sipas policisë, në pranga ra A. M., 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim E. K., 33 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik të gjatë kontrollit fizik të 43-vjeçarit, u gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e E. K. u gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Sa i takon operacionit në Durrës, polica ka gjetur një armë brenda një automjeti. Për pasojë ëhstë arrestuar një 19-vjeçar, ndërsa shoku i tij është shpallur në kërkim.

Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas sigurimit të informacionit në rrugë operative se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dy shtetas që qarkullon me automjet nga Manza në drejtim të Durrësit, kishin armë zjarri me vete, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Late hours”. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetit e dyshuar tip “Ford” dhe i kanë dhënë shenjë për ndalim, por drejtuesi i automjetit, sapo ka parë shërbimet e Policisë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të   shtetasit O. V., 19 vjeç (pasagjer).  Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. A., 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak”, njoftoi policia.

Doza heroine me vete dhe armë në makinë, 2 të arrestuar

 

arme heroine arrestime policia

Lini një Përgjigje