TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2023, 10:37

Vdekja e kenianes/ Zbardhen deklaratat e shoferit të kazinosë ku punonte 22-vjeçarja, si mori fund historia e tyre e dashurisë

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e kenianes/ Zbardhen deklaratat e shoferit të kazinosë ku

Shoferi i kazinosë ku punonte Joy, keniania që u gjet e dhunuar në mënyrë makabre në Tiranë, është marrë sot në pyetje. E reja ndërroi jetë pas disa muajsh në spital, ndërkohë që policia po heton për të gjetur autorët.

Sot u mor në pyetje Rodi Barçi. Por sipas informacioneve, kjo është hera e dytë që ai është marrë në pyetje, pasi në muajin nëntor ka dhënë një deklaratë të gjatë në polic. Vetë shoferi në atë kohë pranonte se kishte lidhje intime me kenianen.

Unë kam rreth 3 muaj që e njoh Joyce Aoko. Kam pasur lidhje intime me të. Më datë 8 Gusht 2022 rreth orës 14.00 kam shkuar tek shtëpia ku jetonte në rrugën e Elbasanit tek rezidenca Flowers. Pasi qëndrova disa orë me të kam vendosur që të mos e vazhdoja më këtë lidhje me miratimin edhe të saj. Joyce më ka bërë bllok dhe që nga ajo ditë nuk kam pasur më asnjë kontakt me të. Më datë 13 gusht 2022, rreth orës 18.43, jam vënë në dijeni nga shoqja e saj Emili se Joyce nuk po gjendej dhe më ka pyetur mos ishte me mua. Unë i thashë që ajo më kishte bërë bllok dhe që nuk kam patur më kontakt me të. Po nga Emili kam mësuar se ajo është gjetur pa ndjenja tek rezidenca Flowers”, ka deklaruar ai në atë kohë.

Joy Aoko u gjet e dhunuar në orët e para të mëngjesit të 14 gushtit. Mikesha e saj hapi dritaren dhe poshtë hostelit ku jetonin pa një vajzë gjysmë të zhveshur e të shtrirë. Ajo zbriti menjëherë poshtë dhe zbuloi se bëhej fjalë për shoqen e saj dhe e dërgoi në spital. Joy ishte në koma deri në janar, kur dhe ndërroi jetë.

 

keniane shoferi i kazionose joy

Lini një Përgjigje