TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2024, 09:44

Detaje të reja nga atentati ndaj Ardian Nikulajt, veprimi që nxori zbuluar vrasësin Ruben Saraiva pas krimit

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga atentati ndaj Ardian Nikulajt, veprimi që nxori

28-vjeçari Portugez Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit që lamë pas në Shëngjin, u zbulua përmes një kamera sigurie.

Referuar dosjës hetimore rezulton se i riu portugez gjatë largimit, pas kryerjes së krimit, në një moment nuk është treguar i kujdesshëm dhe ka hequr maskën që mbante në fytyrë.

Ky veprim i tij gjatë kohës që po merrte motorin për t’u larguar është fokusuar nga një kamerë sigurie, duke ndihmuar policinë dhe prokurorinë e Lezhës në zbulimin e autorit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tjerë.

Autorësia e krimit është dokumentuar edhe me prova të tjera ligjore nga prokuroria e Lezhës, të cilët ju përcollën autoriteve marokene duke i bindur ata për ekstradimin e shtetasit Ruben Saraiva.

Pas rivlerësimit të masës së sigurisë me 2-janar në Gjykatën e Lezhës e cila e la në burg pa afat, dosja hetimore me provat që e implikojnë në vrasje pritet ti vihet në dispozicion 28-vjeçarit, i cili deri më tani pretendon se nuk ka lidhje me krimin.

Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia me dyshimin si porositës i vrasjes. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

Lini një Përgjigje