TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2023, 09:12

Detaje të reja mbi zhdukjen e 'Koçoles' dhe Sulovarit/ Humbën gjurmët në mes të ditës, gjithçka ndodhi për 39 minuta

Shkruar nga Pamfleti
Detaje të reja mbi zhdukjen e 'Koçoles' dhe Sulovarit/
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari

Hetimet për zhdukjen e dy 46 vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari vazhdojnë, por ende pas asnjë rezultat.

Së fundmi është zbuluar një detaj shumë enigmatik nga dosja hetimore lidhur me zhdukjen e dy personave në Sarandë. “Koçolja” dhe Sulovari nuk rezultojnë të jenë zhdukur natën, por ditën me diell të 6 prillit. Policia ka në dorë pamjet filmike se si automjeti tip “Mercedes-Benz” që dyshohet se i ka rrëmbyer ata, ka kaluar në orën 15.13.09 në afërsi te fshatit Pllakë me drejtim për në Sorone dhe po nga e njëjta kamera është kapur në kthim në orën 15.52.14. Pra presupozohet se brenda në këtë automjet në ikje kanë qenë edhe Thodhori e Sulovari e më pas në kthim ata nuk kanë qenë. Pra janë 39 minuta për të cilat policia nuk ka pamje filmike dhe që mendohet se janë minutat kyçe që përcaktojnë fatin e dy 46 vje#arëve.

Në ikje automjeti ka pasur targat AA175LV dhe në kthim po i njëjti mjet ka pasur targat YTO1114. Këto targa rezultojnë të vjedhura në Shqipëri e në Greqi. A mundet që për 39 minuta dikush të kryejë dy vrasje, të fshehë kufomat dhe të ndërrojë dhe targat e një automjeti? Sa larg nga fshati Pllakë është larguar ky mjet dhe pasi ka mbaruar punë është kthyer sërish? A janë vrarë dy 46 vjeçarët nga drejtuesi apo ndonjë pasagjer i mjetit apo ata i janë dorëzuar një apo disa personave të tjerë? A mundet që për 39 minuta një automjet të shkojë nga Pllaka ne Xarrë apo Vrinë e të kthehet duke kryer ose vrasje e fshehje kufomash, ose dorëzim personash e sigurisht ndërrim targash, apo këto kanë ndodhur në zonën e Soronesë? Përgjigja e këtyre pyetjeve është në 39 minutat misterioze që nuk i ka kapur asnjë kamera sigurie.

Kush janë të zhdukurit?

1. Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa herë. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

 

 

leonard thodhori dhe fatmir sulovari

Lini një Përgjigje