TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2024, 22:45

Detaje nga vrasja në Astir/ Autori pa nga ballkoni se 34-vjeçari po i ngacmonte të fejuarën, zbriti dhe e masakroi me thikë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja në Astir/ Autori pa nga ballkoni se 34-vjeçari po

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Astir, Tiranë, ku 25-vjeçari Darmend Keli ka vrarë me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari.

Sipas burimeve të gazetares Dorjana Bezat, Keli ka qenë në shtëpi dhe ka parë nga ballkoni që Hoxhallari i ka ngacmuar të fejuarën. Në këtë moment ai ka marrë një thikë nga shtëpia dhe ka zbritur poshtë, aty ku janë konflikuar dhe e ka qëlluar katër herë me thikë.

Autori dhe viktima nuk njiheshin me njëri tjetrin dhe ky i fundit jetonte në Yzberisht.

25-vjeçari është vënë në pranga në vendin e ngjarjes, pak pas konfliktit, ndërsa 34-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku nuk i ka mbijetuar plagëve të rënda.

 

Lini një Përgjigje