
Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen makabër të 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili pranoi në Prokurori se ishte autori i vrasjes.
Sipas mediave italiane, çdo gjë nisi kur Samson shkoi në shtëpinë ku Ilaria jetonte bashkë me shoqet e saj për t’i marrë laptopin e shqiptares, por këto të fundit nuk e lejuan që të hynte.
Pasi mori vesh çfarë kishte ndodhur, 22-vjeçarja shkoi që të sqarohej me Samson në shtëpinë e tij dhe qëndroi atje atë natë, teksa të nesërmen i komunikoi vendimin për t’i dhënë fund lidhjes. Kjo gjë më pas solli dhe aktin makabër të 23-vjeçarit filipinas, i cili i mori jetën studentes shqiptare.
Samson ka rrëfyer se ka humbur toruan nga mesazhet që Ilaria shkëmbente me një djalë tjetër dhe ka pretenduar se ajo ia ka treguar vetë.
Lini një Përgjigje