
Detaje të reja kanë dalë pas gjetjes së automjetit tip “Toyota” të djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës, i cili është përdorur nga autorët e atentatit në Rinas.
Policia bën me dije se brenda mjetit të djegur janë gjetur katë armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorur në atentatin e sotëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kërkon të mbledhë prova që mund të dërgojnë më pas në identifikimin e autorëve.
Kujtojmë se atentati ndodhi në aeroportin e Rinasit, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ndërsa lëviznin me automjet. Viktimë e atentatit mbeti Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Sipas informacioneve viktima Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona. Dyshimet janë se është ruajtur nga atentatorët që më pas kanë kryer atentatin.
Lini një Përgjigje