TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2023, 18:28

Detaje nga aksidenti i rëndë në Korçë, reagon Policia: Një e vdekur dhe 7 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga aksidenti i rëndë në Korçë, reagon

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave ka humbur jetën një 50-vjeçare ndërsa janë plagosur 7 persona të tjerë.

Viktima është identifikuar si Miranda Malolli e cila në momentin e aksidentit ndodhej në automjetin “Volkwasgen”.

Policia ka njoftuar se në spital janë transportuar 7 persona, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për të marrë ndihmë mjeksore në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Kapshticë”, pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

aksident korce policia

Lini një Përgjigje