TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2025, 14:25

Dëshmia në GJKKO, Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie

Shkruar nga Pamfleti
Dëshmia në GJKKO, Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër
Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po dëshmon sot në GJKKO, ku po mbahet seanca e radhës.

Gjatë procesit me dyer të mbyllura, Nuredin Dumani ka nxjerrë emrin e një tjetër oficeri policie si bashkëpunëtor me krimin sipas tij.

Sipas gazetares Anila Hoxha, i penduari tha emrin e oficerit me inicialet K.G që sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë “njoftonte për lëvizjet e Oltit (Elton Kilës) një anëtar të grupit quajtur Henrik Hoxhaj.

“Ky i fundit më njoftonte mua për lëvizjet e shënjestrës”, mësohet se ka thënë Nuredin Dumani.

Lini një Përgjigje