TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2026, 11:16

Dalin fotot kush janë anëtarët e grupit kriminal që shisnin armë dhe municion në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Sipas të dhënave nga grupi hetimor pistoletat shiteshin deri në 1500 euro, kallanishnikovët deri në 2500 euro.

Dalin fotot kush janë anëtarët e grupit kriminal që shisnin

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pas finalizimit të operacionit “Rrjeti”, ku u godit një grup kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion në Tiranë.

Blutë kishin marrë informacion për këtë veprimtari ndaj edhe u organizuan duke u bërë pritë në mes të rrugës, sic tregojnë këto pamje më poshtë.

Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, u vunë në pranga në kushtet e flagrancës, Kevin Vila dhe Bledar Avdillari u shpallën në kërkim si pjesë e rrjetit.

Dalin fotot kush janë anëtarët e grupit kriminal që shisnin
Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba

Në makinën ku udhëtonin u kapën 4 pistoleta dhe 3 automatikë, municion dhe sende të tjera, që synohej të shiteshin në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, deri më tani janë arrestuar 9 persona.

Në mars të këtij viti, në pranga u vunë  Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmeti dhe Klodian Mustafa.

Falë operacionit Rrjeti janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor pistoletat shiteshin deri në 1500 euro, kallanishnikovët deri në 2500 euro.

Policia e Tiranës thotë se nën drejtimin e prokurorisë vijon hetimet për të zbuluar më shumë për këtë veprimtari kriminale.

anëtarët e grupit kriminal armë dhe municion në tiranë

Lini një Përgjigje