TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2023, 21:46

“Benz-i” përplaset me motorin, plagoset 25-vjeçari në Devoll

Shkruar nga Pamfleti
“Benz-i” përplaset me motorin, plagoset 25-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Bilishtit. Mësohet se automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin me inicialet E.Sh rreth 29 vjeç është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 25-vjeçari me inicialet R.K.

Ky i fundit, si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Korçës, për trajtim mjekësor. Ndërsa shoferi i “Benz-it” është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 20:50, në unazën e qytetit të Bilishtit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 29 vjeç, është përplasur me motomjetin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin R. K., 25 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit E. Sh., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident devoll motomjeti benzi

Lini një Përgjigje