
52-vjeçari Jakup Shahu që goditi me thikë bashkëshorten e tij, ka shprehur pendesë në Gjykatë për aktin e kryer.
“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova, por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, tha autori ndërsa shpërtheu në lot
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë më 13 Maj rreth orës 02:15 në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet.
Edlira Shahu është në gjendje të rëndë si pasojë e 3 goditjeve me thikë që ka marrë ku njërën plagë e ka në qafë. Çifti janë prindër të një fëmije, por që nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja .
52-vjeçari është person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka vrarë një person, për motive xhelozie.
Lini një Përgjigje