TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2024, 17:23

Zbulimi i bazës së armatimeve në Vlorë, Balla: S’duhet të lejojmë që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë

Shkruar nga Pamfleti

Zbulimi i bazës së armatimeve në Vlorë, Balla: S’duhet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, RENEA, Forcës Operacionale dhe Shqiponja, për ti falënderuar për operacionet e kryera gjatë ditëve të fundit.
Balla gjithashtu kërkoi të intensifikohet puna parandaluese.

“Skuadra e Drejtorisë Vendore qoftë me Forcën Operacionale, qoftë me Sektorin e Krimeve, qoftë me “Shqiponjën” dhe mbi të gjitha pastaj dhe me RENEA-n. Jeni bërë një ekip dhe duhet të vazhdojmë të intensifikojmë gjithë forcën tonë parandaluese këtu në Vlorë, e cila është përgjegjësia juaj dhe këtë gjë e them kudo në Shqipëri për të mos lejuar që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë dhe padyshim që t’i dalin përpara çdo lloj forme të krimit dhe goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është një prej objektivave tona të rëndësishme”, u shpreh ministri.

Ai mbi të gjitha ka vënë theksin tek armëmbajtja pa leje si arsyeja kryesore e ngjarjeve kriminale.

“Mos harroni asnjëherë që armëmbajtja pa leje është arsyeja e plotë e ngjarjeve të tjera kriminale. Goditja e djeshme është një fitore e rëndësishme, po të kemi parasysh që janë arritur të gjenden jo vetëm një arsenal i vërtetë armësh, por do ta quaj dhe një thesar pune hetimore qoftë për të identifikuar ngjarje të vjetra, por edhe për të parandaluar ngjarje të reja. Kështu që dua t’ju them shumë faleminderit nga zemra por dhe t’ju nxisë që të kemi rezultate si këto, të tjera sa më shpesh”, apeloi Balla.

taulant balla

Lini një Përgjigje