TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Mars 2023, 10:18

“Babi po me vret”, 62-vjeçari shqiptar masakron me thikë gruan e tij, zbardhen detajet e krimit

Shkruar nga Pamfleti

“Babi po me vret”, 62-vjeçari shqiptar masakron me thikë

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Itali. Xhafer Uruçi, 62-vjeç ja vrarë me thikë gruan e tij Zenepe Uruçi, 56-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në Borgo Rivo, në provincën e Ternit. I pari që nxitoi për në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon dhe indirekt ishte dëshmitar i vrasjes së saj. Ajo ka kërkuar ndihmë nga djali të cilit i ka dërguar një mesazh zanor ‘Babai po më vret’.

56-vjeçarja punonte si shitëse dyqani dhe sipas mediave italiane vrasja ndodhi pasditen e 30 marsit në zonën Borgo Rivo në Terni. 62-vjeçari me banim të ligjshëm në Italia, aktualisht pa punë u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas hetuesve italiane sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie.

“Babi po me vret”, 62-vjeçari shqiptar masakron me thikë

Lini një Përgjigje