TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Mars 2023, 09:37

Mbante në banesë automatik dhe municion luftarak, arrestohet 73-vjeçeçari në Tropojë

Shkruar nga Pamfleti

Mbante në banesë automatik dhe municion luftarak, arrestohet

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Një 73-vjeçar në Tropojë është vënë në pranga pasi iu gjet një kallashnikov pa leje në banesë. Bëhet fjalë për Demush Hajdarajn, 73-vjeç i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje dhe një sasi municioni luftarak. 

 “Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. H., në fshatin Degë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi D. H., banues në fshatin Degë, Tropojë.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme”, njoftimi i policisë.

policia tropoje armembajtie

Lini një Përgjigje