TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2025, 12:45

Arrestohet finlandezi që fshihej në zonën e Laprakës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet finlandezi që fshihej në zonën e Laprakës, ishte

Policia e Tiranës vijon operacionin ndërkombëtar “The Wanted”, i fokusuar në lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Këtë të dielë, në Laprakë, u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Finlandës shtetasi finlandez L.E., 30 vjeç, i cili ishte i kërkuar nga autoritetet e vendit të tij për vepra penale kundër jetës dhe pronës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Zyra e Prokurorit në Finlandën Perëndimore kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: hyrje në banesë private, vjedhje me dhunë, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie (në tentativë) dhe heqje e paligjshme e lirisë, të parashikuara nga legjislacioni penal finlandez.

Lini një Përgjigje