Ervis Lami është personi i shpallur në kërkim që së bashku me Jeton Lamin, Florin Domin dhe Flogert Mezhikën janë autorët e vendosjes së një sasi eksplozivi në një lokal në Kamëz një ditë më parë.
Por, Ervis Lami është një person me rekorde të theksuara kriminale. Ai u shpall në kërkim edhe në janar të këtij viti, pasi iu gjet automatiku me selenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës në Kamëz.
Ky i fundit punonte si postier dhe u qëllua për vdekje më 24 janar të këtij viti në Kamëz teksa ndodhej brenda në automjetin e kompanisë ku ishte i punësuar.
Lini një Përgjigje