TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2024, 10:41

Armë, municion luftarak dhe jelek antiplumb në banesë, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Armë, municion luftarak dhe jelek antiplumb në banesë, arrestohet

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi në banesë mbante armë dhe municione luftarake.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar si Xhevdet Çali, pasi në banesë mbante armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb.

"Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Handle”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Mbante në banesë, armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Handle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Ç., 62 vjeç, banues në Mëzez, Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

 

arme tirane municion luftarak jelek antiplumb

Lini një Përgjigje