
Një 34-vjeçar në Lushnjë është shpallur në kërkim pasi i janë gjetur në banesë armë zjarri dhe municion luftarak pa leje.
34-vjeçarit me inicialet A.K iu gjetën në banesë 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra me fishekë dhe 224 fishekë luftarak.
Ndërkohë, procedohet penalisht i ati i 34-vjeçarit, sepse dyshohet si bashkëposedues i armës dhe municionit.
“U shpall në kërkim shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në fshatin Kasharaj, pasi nga kontrollet në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra me fishekë dhe 224 fishekë luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 34-vjeçarit, shtetasin R. K., sepse dyshohet si bashkëposedues i armës dhe municionit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje