
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Ford” dhe një automjet tip “Porsche”.
5 të plagosurit janë nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje