TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2025, 22:41

Alarm në Durrës, gjendet një sasi eksplozivi pranë Velierës; policia rrethon zonën, priten forcat xheniere

Shkruar nga Pamfleti

Alarm në Durrës, gjendet një sasi eksplozivi pranë

Policia e Durrësit është vënë në lëvizje pas njoftimit nga kalimtarë të rastit për një sasi eksplozivi të zbuluar në zonën e Velierës, pranë hyrjes së portit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për lëndë plasëse, por detaje të mëtejshme ende nuk janë konfirmuar.

Forcat e policisë kanë rrethuar menjëherë zonën për të garantuar sigurinë e publikut, ndërsa pritet mbërritja e forcave xhiniere për të vlerësuar dhe neutralizuar rrezikun.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për të zbuluar nga ka ardhur kjo sasi eksplozivi dhe kush e vendosi atë në zonën e Velierës.

Ndërkohë që banorët e zonës janë këshilluar të shmangin lëvizjet pranë Velierës deri në përfundimin e operacionit të policisë dhe forcave xhiniere.

Lini një Përgjigje