TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2025, 17:07

Lejuan kalimin e një kamioni me mbi 440 kg kanabis, arrestohen 3 policë dhe një doganier i Hani të Hotit

Shkruar nga Pamfleti

Lejuan kalimin e një kamioni me mbi 440 kg kanabis, arrestohen 3

Tre punonjës policie dhe një doganier i Pikës së Kalimit Kufitar të Hani të Hotit u arrestuan nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në kuadër të një hetimi për shpërdorim detyre.

Të arrestuarit dyshohet se lejuan dy vjet më parë kalimin e një kamioni drejt Malit të Zi, ku nga autoritetet malazeze u gjetën mbi 440 kg kanabis sativa.

Nga informacionet mësohet se të arrestuarit janë Lekë Çekrezi, Fatjon Hamzi, Tonin Melaj dhe Selami Ethemi.

Njoftimi nga AMP

AMP ekzekuton 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier

Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

T. M., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

Urdhërat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

Lini një Përgjigje