TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2025, 12:27

Vrasja e Arjan Xhambazit në Greqi, prokuroria e Korçës mbyll hetim dhe dërgon për gjykim 2 autorët

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Arjan Xhambazit në Greqi, prokuroria e Korçës mbyll

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Armando Tarushllarin dhe Gëzim Latjan, të akuzuar si autorë të vrasjes së Arjan Xhambazit në Greqi, më 7 dhjetor të vitit 2008.

Tarushllari dhe Latja, aktualisht në masën e sigurisë “arrest me burg”, akuzohen për veprën penale ‘Vrasja me dashje‘ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76 dhe 25 i Kodit Penal.

“Referuar akteve, provave dhe indicieve të administruara gjatë fazës së hetimeve paraprake rezulton e provuar tej çdo dyshimi se të pandehurit G.L dhe A.T. alias J.C. alias A. Xh. alias M. D. alias M.C. alias A.D. në datë 07.12.2008, rreth orës 00:10 në zonën e Athinës në rrugën “Efpalinu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të dhunshëm midis dy grupeve shqiptare për motive të dobëta, i kanë shkaktuar shtetasit A.Xh., dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e goditjeve me duar/grusht, shkopinj dhe thikë, ku referuar autopsisë si shkak i vdekjes është konkluduar dëmtim i rëndë i pjesës së majtë të kraharorit dhe zemrës që vjen si rezultat i goditjeve vdekjeprurëse”, njoftoi Prokuroria e Korçës.

Ekzekutimi i Xhambazit është regjistruar në lulishten “Karamali Kipseri” në Athinë, pasi shkak ka qenë një konflikt i krijuar mes çiftit të bashkëshortëve Elvira dhe Flamur Demiri.

Për shkak të dhunës së ushtruar nga Flamur Demiri, Elvira ishte larguar nga banesa e tij dhe kishte gjetur strehim tek shtëpia e shoqes së saj, Merita Hima. Flamuri, ka shkuar në banesën e Ritës për të marrë gruan, por ajo s’ka pranuar të dalë nga shtëpia, pasi ai ishte i dehur, duke ju ndrojtur një dhunimi fizik.

Gjithçka ka ndodhur për shkak të një konflikti brenda familjes që më pas u shoqëruar në përleshje mes dy grupeve, të cilat kanë përdorur thika, sende të forta dhe pirunj.

Nga konflikti i dhunshëm, ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë Arjan Xhambazi, ka pësuar dëmtim serioz Flamur Demiri dhe është dëmtuar lehtë në dorë, Ibrahim Demiri.

Për vite me radhë dy autorët e krimit, Tarushllari dhe Latja, kanë qëndruar në liri, por në muajin Maj 2024 ata u arrestuan pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Korçës dhe tashmë pritet t’i nënshtrohen procesit gjyqësor.

Lini një Përgjigje