TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2023, 08:49

Akuzohet për pastrim parash dhe transaksione fiktive me inceneratorin e Fierit, ekstradohet nga Gjermania Silvester Driza

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për pastrim parash dhe transaksione fiktive me inceneratorin e
Silvester Driza

Silvester Driza, 30 vjeçari i shpallur në kërkim në Shqipëri nën akuzën e kryerjes së transaksioneve fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit, është ekstraduar drejt vendit tonë.

Driza u arrestua në Gjermani në shkurt të këtij viti, ndërsa ekstradimi i tij u bë i mundur muaj më vonë.

Ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale , “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, rezulton se 30-vjeçari ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

"Shtetasi S. D., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest në burg”, për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Përmbledhja e fakteve: Shtetasi S. D. ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për lokalizmin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar."-njofton policia.

silvester driza

Lini një Përgjigje