TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2023, 08:35

Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Vlorë, shoqërohen 3 dëshmitarë; pas sherrit fshihet një konflikt i vjetër

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Vlorë, shoqërohen 3
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë shoqëruar për plagosjen e Tonin Ramajt ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Mësohet se ata kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”.

Nga dëshmia e tyre mësohet se 3 persona kanë qenë të armatosur dhe dy kanë qëlluar me pistoletë. Ata thonë se janë dëgjuar 3 të shtëna pistolete.

Policia ka bërë disa kontrolle në banesa por ende nuk dihet identiteti i autorëve.

Mendohet se pas sherrit fshihet një konflikt i vjetër.

"Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit."-njoftoi policia.

zbardhen detaje të reja nga plagosja në vlorë

Lini një Përgjigje