TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Janar 2024, 14:15

Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Laç, ndërron jetë njëri nga 4 të plagosurit

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Laç, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Njëri nga 4 të plagosurit nuk ka mundur t'ju shpëtojë plagëve. Viktima është Isa Doçaj 80 vjeç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 pranë Fushë-Miloti, ndërsa njëri prej të plagosurve mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta brenda automjetit.

Ai u nxor nga makina, që ishte shkaktërruar nga përplasja, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë tek Trauma në gjendje të rëndë, por njëri prej tyre nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Si pasojë e aksidentit u bllokua për rreth 1 orë superstrada Lezhë-Laç. Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje