TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2023, 21:38

Aksidenti në Shkodër, 27-vjeçarja në gjendje të rëndë për jetën

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Shkodër, 27-vjeçarja në gjendje të

E reja e cila ishte në timon, është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës dhe ka nevojë emergjente për gjak.

Ersa Gucia 27-vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë nga një aksident që ndodhi në orët e pasdites sot në Shkodër në fshatin Zeus.

E reja e cila ishte në timon, është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës dhe ka nevojë emergjente për gjak.

27-vjeçarja u nxor pas disa orësh përpjekje nga ekipet zjarrfikëse për shkak se makina ishte dëmtuar krejtësisht.

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Zeus të Shkodrës, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës të cilën po e drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.Për pasojë, kanë mbetur të plagosura shoferja e automjetit e identifikuar Erisa Gucija, 27-vjeçe dhe dy të reja që ishin pasagjere në makinë, të identifikuara si A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

Fillimisht u nxorën nga makina dy pasagjeret, kurse 27-vjeçarja u nxor pas disa orësh përpjekje nga ekipet zjarrfikëse. E reja që drejtonte mjetin është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës dhe ka nevojë emergjente për gjak.

Lini një Përgjigje