
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ndodhi paraditen e sotme në Durrës.
Në aksin rrugor Plepa-Shkozet, një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje një 78-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Sipas policisë, autori është larguar nga vendngjarja ndërkohë që njofton se vijon puna për kapjen dhe vënien nën pranga të tij.
Një dëshmitare e cila pa gjithë skenën e ngjarjes së rëndë tha se shoferi ishte me një automjet tip Benz të bardhë dhe u largua me shpejtësi tej normave.
“Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje