
Policia e Tiranës ka arrestuar 39-vjeçarin Bledar Krasniqi, pas protestës së dhunshme të zhvilluar ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës.
39-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 6 persona të tjerë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:
Bledar Krasniqi 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasit E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", njoftoi policia.
Protesta u thirr nga Partia Demokratike e Sali Berishës dhe PL-ja e Ilir Metës.
Lini një Përgjigje