TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Tetor 2023, 22:02

Aksidenti i “çmendur” tek diga e Liqenit, policia arreston shoferin e BMW-së

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i “çmendur” tek diga e Liqenit, policia arreston

Një muaj pas aksidentit të “çmendur” në zonën e liqenit artificial të Tiranës, policia ka arrestuar shoferin e automjetit BMW X6, i cili u përplas te Diga e Liqenit.

Në pranga sipas informacioneve është vënë Emiljano Nina, i cili braktisi mjetin dhe mori targat e mjetit luksoz, ndërsa deri më sot ndodhej në arrati.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasi mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe ka përfunduar në digë. Në burg për këtë ngjarja është Eldi Allushi,  pronari e makinës BMW X6, i cili akuzohet veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Ndërkohë Nina rezulton i skeduar dhe i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

aksidenti diga liqenit

Lini një Përgjigje