
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50, në rrugën “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Vlorës.
Në ngjarje janë përfshirë katër automjete.
Raportohet se drejtuesi i mjetit Mercedes Benz, Mane Xhelaj 27 vjeç, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.
Ndërkohë, drejtuesi i Toyotës, Gerisian Gjishti 29 vjeç, ka rezultuar negativ në testin e alkoolit.
Në këtë mjet udhëtonte si pasagjere 21-vjeçarja Silvia Hasa, e cila pas aksidentit është dërguar në spital dhe është shtruar për mjekim.
Edhe drejtuesja e Audit me targa AB926GS, Ilivia Imeraj, ka rezultuar negative në testin e alkoolit.
Automjeti i katërt, një Audi me targa AB725FV, ka qenë i parkuar në momentin e përplasjes.
Lini një Përgjigje