TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shtator 2025, 16:26

40 minuta nën breshërinë e plumbave/ Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë: Pasagjerët u hodhën në kanal!

Shkruar nga Pamfleti

40 minuta nën breshërinë e plumbave/ Detaje të reja nga

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit italian, Eduardo Sarki, mesnatën e 26 shtatorit në Qafën e Dilanit, në Tepelenë.

Aktualisht sipas verisonit zyrtar mësohet se ka qenë një konflikt i nisur për shkak të dritave të gjata që sipas autorit, italiani kishte lënë ndezur dritat teksa kalonte në një rrugë dytësore, dhe që ai pretendon se e kanë verbuar.

Më pas autori i identifikuar si Kamber Sulçaj ndoqi dy makina dhe u zuri pritë në vendin e njohur si Qafa e Dilanit.

Më pas ai ka qëlluar automjetet dhe pasagjerët kanë dalë nga automjetet dhe janë hedhur në kanal. 44-vjeçari italian ka qenë i vetmi që nuk ka arritur të hidhet, duke mbetur për 40 minuta i bllokuar nën breshërinë e plumbave, pasi çdo lëvizje e tij bënte që autori të qëllonte, raporton "BW".

Lini një Përgjigje