
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Lezhë-Shkodër, me pasojë plagosjen e një personi.
Mediat raportojnë se një automjet është përplasur me një motoçikletë, në afërsi të fshatit Balldre. Automjeti tip "Audi" drejtohej nga një 22-vjeçar.
Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i motoçikletës 54-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital.
Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.
Lini një Përgjigje