TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2023, 10:59

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet në Sarandë 36-vjeçari i shumëkërkuar

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet në

Policia e Sarandës ka arrestuar 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, Aleks Likaj, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar antidrogë “Brezi i Gjelbër”.

Megaoperacioni, u zhvillua nga Policia e Shtetit dhe Policia e Greqisë, në vitin 2019, goditi një grup kriminal që trafikonte përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.

Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, i kishte caktuar shtetasit Aleks Likaj, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. 36-vjeçari dhe shtetas të tjerë (të vënë në pranga gjatë megaoperacionit ndërkombëtar “Brezi i Gjelbër”), të organizuar si grup kriminal, trafikonin përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.

"Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i kërkuar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar antidrogë të koduar “Brezi i Gjelbër”.

Megaoperacioni, i zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe Policia e Greqisë, në vitin 2019, goditi një grup kriminal që trafikonte përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës gjurmuese dhe operacionale, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacioneve policore të zhvilluara më parë, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar, Aleks Likaj, 36 vjeç, banues në Sarandë.

Në vitin 2019, Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, i kishte caktuar shtetasit Aleks Likaj, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. 36-vjeçari dhe shtetas të tjerë (të vënë në pranga gjatë megaoperacionit ndërkombëtar “Brezi i Gjelbër”), të organizuar si grup kriminal, trafikonin përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike", njoftoi policia.

arrestim sarande grup kriminal

Lini një Përgjigje