
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier- Lushnjë pranë vendit të quajtur pushimi i shoferit.
Uniformat blu bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur për shkak të një manovre të gabuar, ku në parakalim, drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ është përplasur me mjetin tip ‘Volkswagen’.
Nga përplasja është lënduar drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Sipas policisë në vendngjarje dyshohet paraprakisht se ‘Benzi’ lëvizte me shpejtësi të madhe dhe nuk ruajti distancën e duhur.
Dëme materiale në të dy mjetet dhe policia po dokumenton ngjarjen dhe po disiplinon trafikun e krijuar.
Lini një Përgjigje