TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2024, 11:11

Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, 19-vjeçari përplas për vdekje kalimtarin

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, 19-vjeçari
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Klos. Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtar, i cili ka humbur jetën në spital. Makina drejtohej nga një 19-vjeçar.

Sips informacioneve të para, viktima është një 44-vjeçar, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e mjetit.

“Me datë 06.10.2024, rreth orës 09.30, në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, shtetasi E.S., 19 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin E.D., (këmbësor), i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje