Policia italiane e Barit finalizoi gjatë fundjavës një operacion antidrogë të konfirmuar ditën e djeshme (5 Tetor) për mediat, duke njoftuar sekuestrimin e 6,5 kg kokainë.
Në orët e para të mëngjesit të 2 tetorit 2024, një operacion i rëndësishëm i Policisë së Shtetit ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar, me dokumente të rregullta në Itali, me akuzën e mbajtjes dhe transportit të lëndëve narkotike, konkretisht kokainës.
Oficerët ndaluan një “BMW”, duke dyshuar si pasojë e nervozizmit të shfaqur nga shqiptari, emri i të cilit nuk u bë i ditur.
Intoleranca e shfaqur nga i dyshuari gjatë kontrolleve i ka shtyrë efektivët të kërkojnë ndërhyrjen e reparteve përforcuese dhe veçanërisht qenit antidrogë të Komisariatit të Policisë Bari, për kontrolle më të detajuara.
Falë nuhatjes shumë të stërvitur të qenve nuhatës të drogës, brenda automjetit u zbulua një sasi e konsiderueshme kokaine, afërsisht 6.5 kg.
Droga ishte e fshehur në gjashtë mbështjellës në formë paralelepipedi, të pozicionuar në një dhome të fshehtë, një ndarjeje të krijuar me zgjuarsi midis pjesës rezistente ndaj nxehtësisë dhe pjesës së poshtme të makinës, shkruan "BariNews".
Pas përfundimit të kontrolleve, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Barit, në pritje të vleftësimit të masës së sigurimit nga gjyqtari.
Lini një Përgjigje