
Një aksident i rëndë është regjistruar mbërmjen e sotme në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një 38-vjeçar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Unazën e Madhe dhe në të janë përfshirë 2 automjete dhe një motomjet. Viktimë e këtij aksidentit ka mbetur drejtuesi i motomjetit i cili nuk ak mundur që t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë që në vendngjarje mësohet se ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia.
Lini një Përgjigje