Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ndërsa tre të rinj kanë mbetur të plagosur.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Kasharit, ku siç shihet edhe nga pamjet makina është shkatërruar në pjesën e motorit.
Raportohet se dy prej të plagosurve janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje