TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2024, 22:13

Aksident i rëndë në Lezhë, plagosen tre presona; dy prej tyre nisen drejt spitalit të Traumës!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Lezhë, plagosen tre presona; dy prej

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Lezhës mbrëmjen e sotme, ku dy makina mësohet se janë përplasur “kokë më kokë”, duke lënë tre persona të plagosur.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës ku si pasojë e goditjes së fortë njëra prej makinave ka dalë jashtë rruge.

Tre personat e plagosur janë dërguar në spital, ndërkohë që dy prej tyre raportohet se kanë dëmtime më të rënda dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor mësohet se kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në Ishull- Lezhë janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin T. K., me automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin J. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje