TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2024, 21:13

Shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Milano!

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet

Një 20-vjeçar shqiptare është arrestuar nga policia italiane e Milanos, pasi u kap me një sasi lënde narkotike. Ai akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave, në “Via Don Calabria”.

Gjatë kontrollit, efektivët e komisariatit të Lambratit i gjetën të riut 7 doza hashash (16 gramë) dhe 200 euro.

Po kështu, në kontrollin e mëtejshëm në shtëpinë e tij në Pioltello, u sekuestruan 42 gramë hashash të ndarë në 18 doza, 42 gramë kokainë, një peshore, 300 euro dhe material paketimi.

Disa doza ishin të fshehura në mbështjellës dhe karamele: 7,7 gramë hashash në 18 mbështjellës dhe 12,28 gram në 27 doza. Gjithashtu, në një qese u gjetën 6 doza kokainë (3 gramë) dhe 19 gramë të tjera ende të papaketuara.

Lini një Përgjigje