
Policia ka publikuar pamjet e provave të gjetura në lokalin e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, Shkëlqim dhe Florjan Duka.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në magazinën e lokalit të vëllezërve Duka një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike.
Sipas policisë, këto prova dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Biznesmeni Eduard Reçi u vra me plumb në kokë, mbrëmjen e 13 nëntorit poshtë pallatit ku jetonte dhe të cilin e kishte ndërtuer vetë, në rrugën “Gjeneral Nikols” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.
Dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka, janë autorët e dyshuar për vrasjen e biznesmenit, ku njëri prej tyre rezulton të jetë oficer police në Komisariatin Nr.2 në Tiranë. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim" e kryer ne bashkëpunim.
Sipas policisë, mësohet se mes dy autorëve Shkëlqim dhe Florian Duka dhe viktimës kishte pasur një konflikt për shkak të një toke, ku biznesmeni donte të ndërtonte një pallat, por duhej dakordësia mbi pronësinë e truallit.
Lini një Përgjigje