TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2024, 11:15

Vrasja e Martinit, Burgjet vendosin nesër për 14-vjeçarin e arrestuar; policia ende asnjë reagim për personin e dytë

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Martinit, Burgjet vendosin nesër për 14-vjeçarin e
Autori dhe viktima

Babai i të plagosurit deklaron se i biri ndodhet në intubim sepse e ka të vështirë të marrë frymë vetë për periudha të gjata kohorë, ndërsa i bën thirrje prindit të autorit të dytë të dorëzojë vetë të birin, ose ndryshe do të bëjë gjithçka publike.

I mituri Mario Perlleshaj i dyshuar si autor i vrasjes së Martin Canit, edhe pse i është dhënë masa e sigurisë që të premten, është ende në spitalin privat.

Mësohet se nesër në orët e para të mëngjesit një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit do të jenë mjekë, policia e shtetit dhe policia e burgjeve do të vendosin për 14-vjeçarin.

Pas vlerësimit do të vendoset nëse do të transferohet apo jo ose në spitalin e burgut ose në burgun e të miturve në Kavajë, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.

Ndërkohë Fiqiri Meçe, babai i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë me thikë në sherrin ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, ka rrëfyer se kanë qenë dy persona që kanë goditur djalin e tij dhe Martinin. 

Ai tregon dhe emrin e personit tjetër që ka goditur djalin e tij. Sipas tij ai është Kledjon Begaj një shok i autorit të dyshuar.

“Djali nuk është më mirë, por nga reanimacioni ka dalë, por është akoma në stres e në panik, goditjet janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar, po i bëjmë fizioterapi në mënyrë private se nga spitali nuk po na ofrojnë asgjë, as psikolog as fizioterapi. Mjekët na kanë thënë që nuk do ketë ndërhyrje të dytë deri sa të shohin gjendjen në vazhdim. Thika i ka prekur mëlçinë dhe djali është në intubim dhe nuk e dimë se sa do ta zgjasim. Për momentin do ta marrë aty ndihmën mjekësore pastaj kam në plan ta lëviz jashtë sepse nuk e di se sa kohë do të duhet që me pesë plagë në trup të bëhet ai që ka qenë.", tha ai.

Babai i Luisit shprehet se i biri i ka treguar se e ka goditur një person i madh në moshë, ndryshe nga njoftimi i policisë.

“Ne jemi Komshi me Martinin dhe fëmijët njiheshin që të vegjël, ishin dhe në stërvitje bashkë dhe gjithmonë i merrja unë te dy. Ata ishin të pandarë dhe ishin si vëllezër dhe përveç sportit merreshin dhe me not.Unë kam folur me Luisin për ngjarjen, dhe ai mban mënd vetëm pjesën e konfliktit, dhe ai ka shkuar atje sepse e ka kërkuar Martini i cili i ka thënë djalit tim që më ka goditur një person i madh në moshë”, thotë babai i Luisit.

Ai tregon se djali i tij Luisi është në intubim pasi thika i ka prekur mëlçinë.

Babai i Luisit ka denoncuar edhe dështimin e shëndetësisë në Shqipëri. Ai tregon se i biri e ka krahun e majtë pothuajse të paralizuar dhe po i bëjnë fizioterapi në mënyrë private pasi nga spitali nuk po i ofrojnë as piskolog as fizioterapi./ Pamfleti

vrasja e martinit

Lini një Përgjigje