
Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Korçë-Maliq.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, njëri prej të cilëve kamionçinë e tjetri veturë, duke lënë të lënduar pasagjeren e mjetit tip "Golf".
E plagosura është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës, ku burime për mediat njoftojnë se nuk ka rrezik për jetën. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
Lini një Përgjigje