
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier. Shtetasi G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
"Rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, Kolonjë, shtetasi G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi G. B..
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit."-njofton policia.
Lini një Përgjigje