TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Prill 2024, 09:53

I dënuar me mbi 5 vite burg në Itali/ Kush është shqiptari i arrestuar në aeroport, si i dështoi plani për “arratinë”

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me mbi 5 vite burg në Itali/ Kush është shqiptari i

Ka përfunduar arratia e shqiptarit të kërkuar në Itali, teksa është vënë në pranga në aeroportin ndërkombëtar të Valencias. Mediat italiane shkruajnë se në pranga është vënë Vullnet Daci, i shpallur në kërkim prej verës së 2023, për trafik të lëndëve narkotike.

Njësia informuese e Karabinierëve të Njësisë Operative Trani, në bashkëpunim me kolegët e Modugno, bënë të mundur lokalizimin e shqiptarit, i cili ishte vendosur në Francë.

Pas një periudhe përgjimi dhe mbajtje nën vëzhgim, ai më në fund u arrestua u arrestua në aeroportin e Valencias.

Daci pas kthimit në Itali, do të duhet të vuajë dënimin me 5 vjet e 11 muaj burg.

arrestim itali

Lini një Përgjigje