TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Prill 2024, 08:30

Lidhi të fejuarën pas krevatit që të mos dalë nga shtëpia, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Lidhi të fejuarën pas krevatit që të mos dalë nga

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për rrëmbim dhe dhunë në familje.

Sipas mediave italiane, ai akuzohet se ka lidhur partneren në krevat, duke mos e lënë për të dalë nga shtëpia. Por vajza ka arritur të arratiset dhe të denoncojë shqiptarin, i cili u arrestua në Firence nga karabinierët mesnatën e 8 Prillit.

Vajza ka arritur që të dalë nga dritarja e banesës dhe ka shkuar menjëherë në polici. Ajo ka treguar se vitin e fundit kishte pësuar sulme të tjera nga burri për shkak të xhelozisë.

Policia është paraqitur në shtëpinë e 31-vjeçarit dhe ka gjetur e ka sekuestruar një litar, ndoshta i njëjti me të cilin lidhej vajza.

shqiptar itali

Lini një Përgjigje