Ervin Turtulli, 45 vjeç dhe Elorjan Tanka, 44 vjeç kanë rënë në pranga e Policisë së Tiranës, pas kontrolleve të ushtruara, ku u janë gjetur arsenal armësh dhe mina me sahat.
Konkretisht Turtulli i janë gjetur në banesë një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.
44-vjeçarit Tanka në një garazh në rrugën "Besim Alla” iu gjetën 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare.
Lini një Përgjigje