
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, ku drejtuesi i mjetit një 25 vjeçar, ka marrë përpara me makinë nënën 30-vjeçare, e cila në ato momente ishte me djalin e saj 2 vjeç.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit ku një 30-vjeçare është përplasur për vdekje nga një automjet.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, ku drejtuesi i mjetit një 25 vjeçar, ka marrë përpara me makinë nënën 30-vjeçare, e cila në ato momente ishte me djalin e saj 2 vjeç.
E reja mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasi nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra, ndërkohë që fëmija 2-vjeçar mësohet se fatmirësisht nuk ka lëndime.
Shoferi i automjetit është arrestuar ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që i mori jetën të resë.
“Berat/Informacion paraprak Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.
Vlen të theksohet se shifrat e fataliteteve nga aksidentet rrugore në vendin tonë vijojnë të jenë të larta, kjo ndikuar nga shumë faktorë; nga mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit në zonat banuara, mungesa e mbikalimeve në akset rrugore, korrupsioni në marrjen e lejeve të drejtimit si dhe mungesa e ndëshkimeve për raste të tilla fatale.
Lini një Përgjigje